Në një operacion të zhvilluar në Shijak, autoritetet policore kanë ndaluar Dorjan Sherifin, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli, i cili u vu në pranga mbrëmjen e së hënës.

Lajmi konfirmohet për “DurrësLajm” nga burime zyrtare nga drejtoria vendore e policisë.

Sherifi akuzohet se ka ndihmuar një person të shpallur në kërkim nga policia.

Aldo Avdyli u arrestua në një apartament pranë “Liqenit të Thatë” dhe policia publikoi pamjet kur forcat Renea e prangosnin.

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, i cili u ekzekutua në Durrës në janar 2021.