Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u arrestuan edhe R. I., 19 vjeç, banues në Durrës, dhe K. M., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi.





