Një aksident rrugor sapo ka ndodhur pranë mbikalimit të Plepave në Durrës.
Siç duket edhe nga pamjet filmike që DurresLajm po publikon, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendngjarje pritet mbërritja e ambulancës për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku do të marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë.





