Një aksident rrugor sapo është regjistruar në portin e Durrësit.

Një mjet tip “Benz” është përplasur pak minuta më parë me një kamion dhe për pasojë dy persona që ndodheshin në makinë kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje pritet mbërritja e ambulancës, që do të shoqërojë në spital të plagosurit, ndërsa grupi hetimor pritet të nisë punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.