Daniel Pepa, 21 vjeç, është personi i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për krimin e regjistruar në Manëz.
Dyshohet se Flori Paluçi 33 vjeç ka vrarë fillimisht me armë Aranit Kurtin, 23-vjeç, në një lokal të zonës.
Më pas Daniel Pepa i cili është në kërkim ka qëlluar dhe ka vrarë Flori Palucin.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.
Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe përfundoi me 2 viktima.





