Një 65-vjeçar italian, administrator i një kompanie në Durrës, ka kallëzuar në polici mungesën e nëntë punonjësve të tij, të gjithë shtetas nga Madagaskari, të cilët nuk janë paraqitur në vendin e punës prej tri ditësh.
Sipas kallëzimit të bërë më datë 23.10.2025, punonjësit e munguar janë: J. M., 27 vjeç, H. R., 38 vjeç, H. R., 41 vjeçe, M. V., 35 vjeç, M. R., 36 vjeç, T. B., 25 vjeçe, M. G., 24 vjeçe, M. H., 23 vjeçe dhe F. L., 25 vjeçe.
Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tyre dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.10.2025, kallëzoi shtetasi italian R. E., 65 vjeç, se prej tri ditësh, nuk ishin paraqitur në kompaninë që administronte, punonjësit, shtetasit nga Madagaskari, J. M., 27 vjeç, H. R., 38 vjeç, H. R., 41 vjeçe, M. V., 35 vjeç, M. R., 36 vjeç, T. B., 25 vjeçe, M. G., 24 vjeçe, M. H., 23 vjeçe dhe F. L., 25 vjeçe. Punohet për gjetjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.





