Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një djalë dyshohet se ka qëlluar me thikë babain e tij.

DurrësLajm” mëson nga burime policore se autori i vrasjes është një person me probleme të shëndetit mendor. Sipas informacioneve paraprake autori është shtetasi Marjan Kodheli.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima Pjetër Kodheli ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.