Policia e Durrësit, në 24 orët e fundit, ka çuar pas hekurave 3 drejtues mjeti, pasi gjatë kontrolleve policore kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, arrestuan shtetasin H. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Më tej, gjatë kontrollit në automjet, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-V. A., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-F. D., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”,- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





