Një grua 37-vjeçare nga Durrësi, është proceduar penalisht pasi ka refuzuar të marrë kujdestarinë e fëmijës së saj të mitur, pavarësisht vendimit të gjykatës pas zgjidhjes së martesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për I. K., 37 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pas zgjidhjes së martesës, ka refuzuar kujdestarinë për fëmijën e saj të mitur.” njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





