Një bombë është vënë re mëngjesin e sotëm nga një qytetar durrsak pranë murit rrethues të portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Qytetari ka sinjalizuar menjëherë policinë vendore, ndërkohë që një patrullë ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje.

Bomba, që e shihni në videon e mëposhtme që “DurrësLajm” po publikon, ndodhej në mes të disa bimësive të ulta.

Pritet që në minutat në vijim, policia e Durrësit të japë më shumë detaje mbi ngjarjen.