Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në Durrës.

Rreth orës 16:20, në urgjencën e spitalit të qytetit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili është plagosur në këmbë, në zonën e thembrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.