Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas kallëzimit të shtetasit Z. D., në muajin qershor ai ka shitur banesën para noterit G. K., por nuk ka marrë ende vlerën e marrëveshjes, që arrin në 133 000 euro.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





