Një 68-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar, pasi ka rënë nga lartësia.
Policia e Durrësit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në lagjen nr.8 të qytetit.
“Mëngjesin e së dielës, në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në një banesë, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.





