Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku kanë nisur procedimet penale ndaj tre shtetasve për vepra të ndryshme penale.
E. S., 33 vjeç, banues në Durrës, është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një mjet elektrik në lagjen nr. 18.
Ndërkohë, një 17-vjeçar dhe D. B., 56 vjeç, janë proceduar pasi në lokalin e D. B.-së, në lagjen nr. 18, i mituri është kapur duke vendosur baste sportive me celular. Pajisja është sekuestruar si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





