Policia e Durrësit ka proceduar penalisht disa shtetas në raste të ndryshme kanosjeje dhe mbajtjeje të sendeve të kundërligjshme.

Në Durrës, shtetasit O. B., 49 vjeç, dhe E. V., 49 vjeç, janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë kanosur përkatësisht babanë e tyre dhe një 38-vjeçar.

Ndërkohë, në Manëz, është proceduar penalisht një 13-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë hekuri, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Në Kavajë, ka nisur procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, nga Rrogozhina, i cili dyshohet se ka kanosur një 54-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-O. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur babanë e tij;
-E. V., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 38-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi iu gjet me vete 1 dorezë hekuri, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 54-vjeçar.