Policia e Shijakut ka shpallur në kërkim shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për mashtrim dhe përvetësim të parave të një subjekti ku ushtronte detyrën e shoferit.

Sipas hetimeve, 46-vjeçari nuk ka përmbushur detyrimet e punës dhe dyshohet se ka marrë shuma parash për llogari të subjektit, të cilat i ka përvetësuar padrejtësisht.

Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, nuk ka përmbushur detyrimet si shofer në një subjekt, si dhe se ka përfituar përvetësuar padrejtësisht, shuma parash të marra për llogari të subjektit. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit.