Kryebashkiakja Emiriana Sako, ka bërë një rezyme të situatës lidhur me përmbytjet në bashkinë Durrës. Reshjet e shiut të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa nga njësitë administrative si Sukth, Manëz dhe Ishëm.

Në Sukth gjatë ditës 25 banesa dhe 1 biznes kanë pasur prezencë uji, në Manëz, që ka qenë dhe njësia më e prekur, 48 banesa dhe 15 biznese kanë qenë në ujë, ndërsa në Ishëm 4 banesa dhe 3 biznese kanë pasur prani uji.

Ndërkohë në total në të gjithë bashkinë janë 220 ha tokë bujqësore nën ujë. Në Ishëm po punohet për zhbllokimin e dy rrugëve ku ndodhën rrëshqitje dherash.

“Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat.” – thotë Sako.

Postimi i plotë:

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar probleme në disa njësi administrative. Gjatë gjithë kohës jemi në terren për t’u përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje. Të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë.

Strukturat e bashkisë së Durrësit janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Ja cila ka qenë situata e krijuar nga reshjet e ditës së sotme:

📍Njësia Administrative Sukth:

•Kullë: 6 banesa dhe 1 biznes me prezencë uji

•Hamallë: 7 banesa.

•Rrushkull: 12 banesa të prekura.

•Rruga te kthesa e Perlatit ishte bllokuar por pas ndërhyrjes nga ekipet në terren është liruar.

•Tokë bujqësore nën ujë: 70 ha.

📍Njësia Administrative Manëz

•48 banesa dhe 15 biznese me prezencë uji

•Tokë bujqësore: 100 ha nën ujë.

•Rrugët janë të gjitha të kalueshme.

📍Njësia Administrative Ishëm

•Shkafanë: 3 banesa, 2 biznese të prekura.

•Rrotullë: 1 banesë, 1 biznes i prekur.

•Tokë bujqësore: 50 ha nën ujë.

•Po punohet për zhbllokimin e dy rrugëve ku ndodhën rrëshqitje dherash

🚧 Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

I bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni: ☎️

🔸Kryetare e Bashkisë +355694042397

🔸Njësia Administrative nr. 1 : +355 67 396 6496

🔸Njësia Administrative nr. 2: + 355 68 602 6066

🔸Njësia Administrative nr. 3 :+355 69 346 4644

🔸Njësia Administrative nr. 4: +355 67 20403946

🔸Njësia Administrative nr. 5: +355 68 602 2222

🔸Njësia Administrative nr. 6: +355 68 522 7118

🔸Njësia Administrative Sukth: +355 68 202 7057

🔸Njësia Administrative Katund i Ri: +355 69 487 4868

🔸Njësia Administrative Rrashbull: + 355 69 912 8286

🔸Njësia Administrative Ishëm: +355 68 202 2933

🔸Njësia Administrative Manëz: 355 67 619 9666

🔸Policia Bashkiake: +35552232250, +355 68 874 8477

🔸Ndërmarrja Rruga: +355 69 395 8568

🔸Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: +355 69 241 6094

🔸Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës: +355 69 440 3455

🔸Ndërmarrja Komunale Plazh: +355 69 203 6667

🔸Agjensia e Parqeve Urbane +355 68 208 7570

🔸Policia e Shtetit: 129 & 112 👮👮

🔸Shërbimet e MZSH : 128 🚒 & +355 68 208 1123