Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin G. Z., 57 vjeç, banues në Durrës, pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur më datë 16.11.2025, kur punonjësi F. M. ra nga lartësia e një banese në ndërtim, duke humbur jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. Z., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin që administronte, më datë 16.11.2025, humbi jetën, pasi ra nga lartësia e një banese në ndërtim, shtetasi F. M.. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 57-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë;”, njofton policia.