Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për 35-vjeçarin O. Z., banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një xhup, brenda të cilit ndodhej edhe një shumë parash.
Po ashtu, është proceduar edhe 31-vjeçari G. K., i cili akuzohet se ka goditur me grusht një 53-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.





