Një simpozium përkujtimor u zhvilllua paraditen e kësaj të shune në Durrës për Komandantin e Brigadës XXII Sulmuese Partizane dhe personalitetin e viteve të pas luftës së dytë Botërore, Sali Verdha.

Në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Patriotiko –Kulturore “Myslim Peza” ishin mbledhur shumë anëtarë të shoqatës së veteranëve, miq e të njohur të Sali Verdhës, një fgurë shumë dimensionale, që kontributin e tij për vendin e nisi fillimisht në rradhës e çetës së Pezës, dhe më pas si drejtues i lartë i shumë institucioneve të pas luftës, në Shqipërinë komuniste.

Takimin e nderoi me pjesëmarrjen e saj dhe nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e qarkut Durrës, Klodiana Spahu, e cila vlerësoi maksimalisht figurën e Sali Verdhës.

Folësit në simpozium nënvizuan gjatë fjalës së tyre jo vetëm kontributin e dhënë nga ky burrë i shquar si luftëtar dhe komandant në luftën antifashiste nacionalçlirimtare, por edhe si drejtues i suksesshëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe autor librash. Për gazetarin Agron Sejamini, Verdha mbetet një personalitet shumëdimensional.  

Gjatë simpoziumit u bë e ditur se duke nisur nga dita e sotme, një rrugë e qytetit të Durrësit do të mbajë emrin e Sali Verdhës, pikërisht si shenjë vlerësimi dhe respekti, për të riun që lindi në Kavajë më 10 janar 1918 dhe përgjatë gjithë viteve të jetës nuk u ndal së dëshmuari aftësitë e jashtëzakonshme organizative dhe shpirtin praktik.

M.B.