Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Durrësit njoftojnë se një 17-vjeçar, duke drejtuar automjet pa leje, ka humbur kontrollin në aksin “Shkafanë-Manëz” dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.