Situata në zonën e Sukthit mbetet problematike pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore. Ura e Vardardhës vijon të jetë e mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë.

Prefekti i qarkut, Emilian Jani, sqaroi se situata është shkaktuar nga shkarkimet që vijnë nga Tirana:

“Janë shkarkime që vijnë nga Tirana, është situatë e përsëritur. Emergjencat janë në terren, si nga Durrësi edhe nga Shijaku. Nëse do të ketë nevojë për evakuime, kemi gati kavaleshencën. Shpresojmë ta kalojmë pa probleme.”, tha prefekti.