Kjo është situata aktuale në urën e Vardardhës. Fotot janë dërguar në redaksinë e DurrësLajm nga banorët e zonës, të cilët po e ndjekin nga afër çdo lëvizje të ujit, pasi rrezikohen banesat dhe tokat e tyre bujqësore.
Sipas banorëve, niveli i ujit po rritet me shpejtësi, ndërsa prurjet e lumit Erzen janë shtuar ndjeshëm. Sipas prefektit të qarkut, Emilian Jani, shkaku lidhet me shkarkimet që vijnë nga Tirana e cila është një situatë e përsëritur, siç ka pohuar edhe prefekti.
Ndërkohë, autoritetet e emergjencave dhe strukturat lokale vijojnë monitorimin në terren, ndërsa zona mbetet në risk për përmbytje të mëtejshme.






