Një 18-vjeçar nga Durrësi dhe një 45-vjeçar nga Kavaja janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, ata dyshohet se kanë dhunuar respektivisht motrën dhe gruan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”,- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.