Ofertat janë “ulur këmbëkryq” në supermarketin më të madh industrial Baumarket në Gjirin e Lalzit dhe do të jenë në fuqi përgjatë gjithë muajit dhjetor.

Ky është outlet-i më i madh i Dani Techno Center dhe përfshin gamën mjaft të gjerë të produkteve, duke nisur nga veglat e punës, hidrosanitaret, sektorin e ndriçimit etj.

Përgjatë muajit të festave, tek Baumarket në Gjirin e Lalzit gjithkush mund të gjejë produktin e kërkuar me çmime të parezistueshme.

“Janë mbi 12 mijë produkte, të rreth 60 brendeve ndërkombëtare mjaft të njohura si Ingco, ,Hikochi e shumë e shumë produkte të reja. Do të jetë një mega outlet dhe uljet variojnë nga 10 deri në 35 % skonto për të gjitha produktet tona”,- thotë për “DurrësLajm”, administratori Klodian Kërtusha.

Me brendet ndërkombëtare më të mira në tregun industrial, Dani Techno Center ofron për të gjitha bizneset, profesionistët, por edhe konsumatorët familjarë cilësi dhe garanci në çdo produkt.

Për të gjithë ju që keni menduar të mobiloni tualetet tuaja dhe po prisnit ofertat, momenti i shumëdëshiruar ka mbërritur.

“Këtu zbritjet variojnë deri në 30% .Duhet ta përmend që gjithë këto skonto produktesh, që po bëjmë përgjatë gjithë dhjetorit janë një okazion i mirë për familjarët, që kanë mundësi të blejnë me çmime tepër të ulta, por edhe për bizneset”.

Dhjetori mund të konsiderohet muaji i dritave për shkak të dekorit shumëngjyrësh. Për të pasur një shtëpi sa më të ndriçuar dhe festive drejtohuni tek Baumarket Dani Techno Center për të përfituar nga ofertat fantastike në të gjithë produktet e ndriçimit për ambiente të jashtme e të brendshme.

“Ky sektor ka mbi 600 produkte me një teknologji të fundit. Kryesisht jemi bazuar tek kursimi i energjisë elektrike. Produktet e këtij sektori janë me 35% ulje”,– thotë Kërtusha.

E si të mos mjaftonin ofertat përgjatë gjithë muajit, një tjetër surprizë i pret klientët. Më 30 dhjetor do të hidhet shorteu i përvitshëm, që këtë herë do të shpërndajë plot 50 dhurata.

30 ditë kalojnë shpejt, prandaj mos humbni kohë, por nxitoni në Baumarket Dani Techno Center. Muaji i ofertave sapo ka nisur!

M.B.