Në Durrës është zhvilluar ceremonia e vlerësimit të 48 nxënësve ekselentë të shkollave të mesme të qytetit, ku 8 prej tyre janë nderuar me medalje ari për rezultatet e jashtëzakonshme.
Në total, 26 nxënës janë renditur ndër më të mirët e Maturës Shtetërore në rang kombëtar, ndërsa 14 të tjerë kanë shkëlqyer në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kryebashkiakja Emiriana Sako shprehu mirënjohje për të rinjtë, për stafet pedagogjike që i udhëheqin dhe për prindërit që i mbështesin çdo ditë.
Postimi i plotë:
Nga ceremonia e vlerësimit të 48 nxënësve ekselentë 🥇 të shkollave të mesme të Durrësit, 8 prej të cilëve kanë fituar medalje ari, 26 nxënës janë renditur ndër më të mirët e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin, ndërsa 14 nxënësit e tjerë janë fitues të olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shpreh mirënjohjen time për këta të rinj të shkëlqyer, të cilët nesër do të jenë e ardhmja e qytetit tonë, për stafet pedagogjike që i udhëheqin në rrugën e dijes, si dhe për prindërit që i mbështesin çdo ditë. 👏
Ne i vlerësojmë nxënësit me rezultate të larta, sepse besojmë fort te ky brez i ri që do të çojë përpara qytetin e Durrësit.





