Një qytetar nga Durrësi ka denpmcuar pranë redaksisë sonë rrezikun që paraqet vendqëndrimi i njërit prej stacioneve të linjës urbane Durrës – Plepa.

Siç shihet edhe në video, vendqëndrimi është anuar dhe rrezikon shembjen, duke përbërë rrezik për qytetarët dhe kalimtarët që kalojnë çdo ditë pranë tij ose që janë në pritje të urbanit.

Bëhet fjalë për stacionin e parë në lagjen nr.13, përgjatë rrugës “Pavarësia”.

Qytetari që ka dërguar videon shprehet se, pavarësisht kësaj situate, nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar apo për ta larguar përkohësisht strukturën e dëmtuar.

Denoncimi i plotë:

Prsh durreslajm, ne stacionin e pare ne plazh durres duke rene stacioni i autobuzit dhe bashkia nuk ka marre masat per ta rregulluar per me shume se 1-2 muaj. Mund te bie ne cdo moment dhe perben rrezik per njerezit dhe kalimtare. Ju lutem nese eshte e mundur ta postoni dhe bashkia te marre masat ta kthejn sic duhet. Faleminderit