Në Reanimacionin Qendror të Spitalit “Nënë Tereza” është paraqitur 7 ditë më parë, i transferuar nga qyteti i Durrësit, shtetasi i mitur Erjon Boba, 15 vjeç. Ai ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi kishte marrë një plagë në pjesën e gjoksit, si pasojë e goditjes me mjet prerës gjatë një konflikti.

Pavarësisht trajtimit intensiv, ditën e sotme i mituri ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar ambulanca e morgut dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.