Dy persona janë gjetur të pajetë në Durrës gjatë ditës së djeshme, në rrethana që paraprakisht dyshohet se lidhen me shkaqe natyrale.
Një 82-vjeçar u gjet pa shenja jete në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij në fshatin Kalush, ndërsa një tjetër shtetas 62-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.13 të qytetit.
Nga këqyrja paraprake e trupave, autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.12.2025: -u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale; -u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;





