Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar 29-vjeçarin A. Ç., banues në Shijak, pasi braktisi automjetin e tij pasi doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në aksin “Hardhishte – Gjepalaj”.

Sipas Policisë, automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, ndërsa nga ngjarja pati vetëm dëme materiale.

Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një celular me faqe aktive bastesh sportive. Të dy sendet u sekuestruan si prova materiale.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.