Tensione dhe deklarata të forta janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar sot para Bashkisë së Durrësit, ku një prej protestueseve ka shpërthyer me akuza dhe thirrje të ashpra ndaj drejtuesve të bashkisë.

Protestuesja u shpreh mes emocionesh dhe zemërimi, duke deklaruar se durimi i qytetarëve ka marrë fund. “Turpi iu mbuloftë! A jeni të armatosur? Do ju vrasim ju! Ju keni motra, keni prindër, keni nëna. Unë jam nëna juaj, jam 74 vjeçe”, u shpreh ajo.

Më tej, protestuesja hodhi akuza të rënda, duke pretenduar se drejtuesit vendorë, sipas saj, po bashkëpunojnë me banda dhe po zbatojnë plane që synojnë largimin e banorëve nga zonat e tyre. “Sako me hajduterin e vet, me bandat, po bën planin TID, me amerikanët, me Soros, po vjedhin lekët dhe duan të na nxjerrin jashtë”, tha ajo, duke shtuar se situata ka arritur në një pikë të padurueshme.