Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku është gjetur i pajetë trupi i një personi. Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Siç raportohet, ai mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.