Më datë 8 janar, pak orë pasi u gjet i mbytur në kanalin e ujërave të larta nga polumbarët e Reneas, e pyetur nga “DurrësLajm” lidhur me rrethanat e vdekjes së 55-vjeçarit Astrit Hysenaj, kryebashkiakja Sako deklaroi se referuar kamerave të sigurisë, i ndjeri ka qenë në punë deri në orën 10.30 e më pas është larguar.

Kryebashkiakja përjashtoi mundësinë që ai të kishte humbur jetën në krye të detyrës.

Në të njëjtën kohë Sako u shprehu ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, që humbi jetën ditën kur qyteti i Durrësit u përfshi nga përmbytjet masive.

Ai ishte punonjës i komunales së plazhit.