Vazhdon procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura në Durrës.
Në pamjet filmike duken grupet e verifikimit të dëmeve në zonën e ish-Kënetës, një pjesë e të cilave janë ende nën ujë.
Nga bashkia janë ngritur 15 grupe verifikimi që po operojnë në terren.
Ndërkohë deri më tani janë evakuuar 848 banorë, janë mbajtur 1453 akte konstatimi dhe janë verifikuar 4067 banesa.





