Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, situata në territorin e Bashkisë Durrës këtë të diel paraqitet me mot të qetë. Gjatë natës ka pasur prani të reshjeve të shiut me intesitet shumë të ulët.
Ndërsa në Shijak u rikthye furnizimi me energji elektrike në Shijak, Sallmone dhe Gjirin e Lalzit.
Lumi Erzen ka rritur nivelin e ujit dhe është në kuota maksimale, dhe aktualisht po mbahet nën monitorim nga grupet e emergjencave.
Informacion i datës 11.01.2026, ora 07:30 mbi situatën e krijuar në Qarkun Durrës.
Bashkia Durrës
Situata në territorin e Bashkisë Durrës :
Mëngjesi paraqitet i qetë moti është i kthjellet ,gjatë natës ka pasur prani të reshjeve të shiut me intesitet shumë të ulët.
Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situtata hidrike.
Lumi Erzen ka rritje të nivelit të ujit dhe është në kuota maksimale dhe po mbahet në monitorim të plotë.
Lumi Ishëm është ne kuota normale.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë,Mëngjesi paraqitet motë i kthjellet dhe pa problematika.Në malet e krujës në fshatin Cudhi vihet re prezenca e borës që ka mbuluar zonat malore . Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulët.
Lumi Gjole Dhe Zezë janë në kuota normale.
Grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëper zonat problematike deri në evidentimin e plotë te tyre.
Bashkia Shijak
Informacion mbi situatën e krijuar në Bashkine Shijak.
Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Në Bashkinë Shijak mëngjesi është i kthjellët dhe me vransira,gjatë mbrëmjes ka pasur rënie me intensitet të ulët shiu. Në zonën e Shijakut kishim ndërprerje të Energjise elektrike ne Shijak, Sallmone, Gji të Lalzit.
U rikthye furnizimi me energji elektrike në keto zona.
Lumi Erzen ka rritur nivelin e ujit dhe është në kuota maksimale, po mbahet në monitorim nga grupet e emergjencave.
Mbetemi në kontakte dhe në ndjekje të pandërprerë të situatës.





