Një shqetësim qytetar ka mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”. Një qytetar, banor në lagjen nr.5 të qytetit, denoncon një problematikë, që siç shkruan ai shqetëson pallatin, ku ai banon.

Ujërat e zeza qē derdhen sheshit prej kohësh janë kthyer në një vatër të rrezikshme ndotjeje, sepse janë përzierë edhe me ujërat e bardha.

Videot që na ka dërguar janë të ditës së sotme si dhe të gushtit 2025, ku duket qartë problematika, që nuk ka marrë zgjidhje.

“Pershendetje!
Doja te ngrija nje shqetesim te faqja juaj,e qytetit tone te dashur Durres.
Pas cdo dere te trokitur dhe me “gjysma zgjidhje” ju shkruajta edhe juve. L.5 Rruga “Hysen Myshketa”. Pallati “Bora Sara”. E pamundur te hym ne shtepite tona. Çarje pusetash,rruge e pakalueshme per ne hyrje te pallatit….u be gati 1 vit qe meremi me kete ceshtje dhe e vetmja gje qe eshte bere nga Ujsjelles Kanalizime Durres UKD,eshte ndrrimi i kapakeve nga betoni ne kapak plastik.
Ndjese per pamjet qe do shihni dhe nqse eshte e mundur ta publikoni si çeshtje. Flm”,
– shkruan qytetari.

“DurresLajm” kontaktoi me SHRUK Durrës lidhur me shqetësimin qytetar dhe përgjigja që morëm ishte se do të shkojnë menjëherë te pallati në fjalë për ndërhyrje.

Sipas Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, një furrë buke aty pranë hedh mbeturinat në pusetë dhe për këtë arsye problemi përsëritet.