Një ditë pasi u akuzua se kishte lënë të vetëm fëmijët në shtëpi, pa i çuar në shkollë dhe të pangrënë ka folur 33-vjeçarja Blerina Basha, nëna e tyre.
Në versionin e saj, gruaja e re sqaron se shtëpia e saj ishte në atë gjendje, pasi prej një jave pallati i tyre ishte pa ujë.
Ajo deklaron se detyrohej t’i linte vetëm në shtëpi, pasi I duhej të punonte për t’i mbajtur, por se nuk do t’i braktiste kurrë fëmijët e saj.
“Më thirrën në shkollë në lidhje me mungeën e fëmijëve dhe u kam thënë që nuk kam mundësi të mëdha ekonomike që të mbyllem me fëmijët, nëse ju më ndihmoni me shërbimet sociale, qëndroj, por në kushte të tjera kur nuk mund të më ndihmoni konkretisht, do më duhet të punoj.
Unë nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të qëndroj me dikë që jam ndarë,
Ai më ka dhënë 180 mijë lekë të vjetra ndihmë për 3 fëmijët. S’më dalin paratë, që të rri në shtëpi e të mos dilja në punë”,- deklaroi sot 33-vjeçarja, e cila ndodhet në pediatrinë e Durrësit, së bashku me 3 fëmijët e saj..
Me tej ajo vijon:
“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëj unë nëse rri në shtëpi. E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nisi shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë”,





