Ditën e sotme, është prezantuar zyrtarisht Afrim Tafa si drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Vendimi për caktimin e tij në këtë detyrë ka dalë një ditë më parë, ndërsa prezantimi zyrtar u zhvillua sot gjatë aktivitetit për 113-vjetorin e Policisë së Shtetit, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Afrim Tafa ka një karrierë 27-vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit dhe përpara se të merrte këtë detyrë, ka shërbyer si shef i Interpol Tirana.
Tafa merr këtë detyrë pas Vilson Balës, i cili e ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Policisë së Durrësit dhe tashmë është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.





