Policia e Shtetit feston sot 113-vjetorin e krijimit. Me këtë rast në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u zhvillua një ceremoni solemne, ku u prezantua edhe drejtori i ri Afrim Tafa, i cili e mori detyrën një ditë më parë.
Në ceremoni merrnin pjesë drejtues të lartë të strukturave lokale të rendit, drejtues të institucioneve vendore, si dhe efektivë të policisë.
Gjatë fjalës së rastit, të mbajtur në ceremoni, drejtori Tafa nënvizoi arritjet e realizuara përgjatë këtij viti dhe sfidat e së ardhmes për uniformat e policisë.
Në ceremoni e mori fjalën edhe efektivi Ndriçim Shika, vëllai i Dëshmorit të Atdheut, Ali Shika.




Në fund të ceremonisë, u nderua me certifikatë karriere Çlirim Nela, kurse me certifikatë për shërbime të dalluara, të akorduara nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u vlerësuan Gerald Agalliu, komisar Saimir Arapi dhe inspektor Ismail Osmanaj.
M.B.





