Është publikuar një foto nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë momentin e arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, ku ai kishte shkuar për një kontroll mjekësor.

Ndoci ka dalë me vrap nga ambientet e spitalit pasi ka goditur me grusht efektivin e Policisë së Burgjeve që e shoqëronte.

Atë në parkimin e spitalit e priste një automjet Audi i bardhë, me të cilin ai u largua menjëherë në drejtim të zonës së Spitallës.

Sipas informacioneve, i paraburgosuri kishte kërkuar të shkonte në tualet dhe në atë moment ka sulmuar policin. Efektivi ka tentuar ta ndjekë pas daljes së tij nga spitali, por nuk ka mundur ta kapë, pasi Ndoci ka qenë më i shpejtë dhe është futur në automjetin që e priste jashtë.