Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, është pezulluar nga detyra zinxhiri komandues i IEVP Durrës.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim. Mësohet se në total janë pezulluar 10 persona.
Ndërkohë, nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë dhe ndjekë itinerarin e automjetit që mori nga spitali Altin Ndocin, duke e gjurmuar atë deri në qytetin e Kavajës.





