Dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës janë shtrirë te të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me të gjatë gjashtë muajve të fundit në burgun e Durrësit.

Dyshohet se personat që e kanë takuar Ndocin rezultojnë të jenë edhe organizatorë të dyshuar të planit të arratisjes.

Autoritetet po verifikojnë tabulatet telefonike të familjarëve, si edhe të çdo personi që ka pasur kontakt me të në ambientet e burgut.