“Durrëslajm” mëson detaje të reja mbi aksidentin e ndodhur në Durrës, ku mbeti i plagosur rëndë një 69-vjeçar.

Sipas dëshmitarëve okularë, 69-vjeçari po lëvizte me biçikletën e tij dhe po tentonte të kalonte barrierën e rrugës, në momentin kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga një 20-vjeçar.

Ky nuk është rasti i parë i aksidenteve në këtë segment rrugor. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve prej kohësh denoncojnë mungesën e ndriçimit, e cila është kthyer në shkak të përsëritur për aksidente rrugore, disa prej tyre edhe me pasoja fatale.