Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Arbër Xhaxhajn, pas aksidentit të rëndë që ndodhi pranë urës së Dajlanit.
Si pasojë e aksidentit, i cili dyshohet se ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe gjendjes së dehur të drejtuesit të mjetit, një 18-vjeçare humbi jetën. Nga aksidenti u plagosën gjithashtu edhe dy këmbësorë.
Njoftimi:
Çështja penale me Nr. 26 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A. Xh. i dyshuar per kryerjen e vepres penale”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” te parashikuar nga neni 291 K.Penal dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”,parashikuar nga neni 290/3 K.Penal”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokurore Znj. Matilda Fetau.
Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtarit të gatshëm Z. Orgent Nazaj.
Seanca gjyqësore zhvillohet në datë 17.01.2026, ora 10:00.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 26, datë 17.01.2026, ku ka vendosur: “Arrest në burg”





