Kantieri i shëtitores “Taulantia” po vijon punimet për projektin transformues të Bashkisë së Durrësit, të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bazuar në idenë e studios ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura.
Kryebashkiakja Emiriana Sako publikoi video nga kantieri, ku shfaqet së bashku me kryeministrin Edi Rama, i cili vizitoi sot Durrësin.
Projekti pritet të përfundojë në maj dhe synon të sjellë një vlerë të re për Durrësin turistik.
Postimi i plotë:
Në kantierin e shëtitores “Taulantia”, ku po punohet për një projekt transformues të programuar nga Bashkia e Durrësit dhe financuar nga Fondi Shqiptar të Zhvillimit, mbi projekt-idenë e propozuar nga studioja prestigjoze ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura🤝
🛣️Projekti parashikohet të realizohet në maj të këtij viti dhe të krijojë një tjetër vlerë të shtuar për Durrësin Turistik🏖️🫶🇦🇱





