Një grua është aksidentuar në Durrës, si pasojë e përplasjes së dy makinave, njëra prej të cilave ishte në drejtimin e saj.
Policia informon se lidhur me këtë aksident ka arrestuar shtetasin R. Xh., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në rrugën “Aleksandër Goga”, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasja Z. H., 51 vjeçe, banuese në Durrës. Nga aksidenti u dëmtua 51-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë edhe shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.





