Bashkia Durrës u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare të dorëzojnë dokumentin që vërteton qarkullimin (xhiron) vjetore të vitit fiskal 2025, në kuadër të përllogaritjes së Taksave dhe Tarifave Vendore për vitin 2026.

Sipas njoftimit dokumenti shkarkohet nga platforma e-Albania (shërbimi SelfCare) dhe mund të dorëzohet pranë sporteleve të Bashkisë ose të dërgohet në adresën elektronike [email protected].

Sipas Paketës Fiskale 2026, tarifat do të llogariten mbi bazën e xhiros së realizuar në vitin 2025, për bizneset me qarkullim mbi dhe nën 10 milionë lekë. Afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është 20 prill 2026.

Njoftimi i plotë:

Bashkia njofton të gjithë subjektet tregtare se, për efekt të përllogaritjes së detyrimeve për Taksat dhe Tarifat Vendore për vitin 2026, duhet të paraqiten pranë sporteleve të Bashkisë ose të dërgojnë në adresën zyrtare elektronike [email protected] dokumentin që vërteton qarkullimin (xhiron) vjetore të vitit fiskal 2025.

Dokumenti përkatës shkarkohet nga platforma e-Albania, nëpërmjet shërbimit SelfCare.

Sipas përcaktimeve të Paketës Fiskale 2026, niveli i tarifave për subjektet do të llogaritet në bazë të xhiros së realizuar gjatë vitit 2025, sipas kategorive:

  • Biznes me qarkullim mbi 10,000,000 lekë (BM)
  • Biznes me qarkullim nën 10,000,000 lekë (BV)

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është data 20 Prill 2026.

Lutemi subjektet të marrin masat për dorëzimin e dokumentacionit në kohë, në mënyrë që të mundësohet përllogaritja e saktë dhe gjenerimi i detyrimeve për vitin ushtrimor 2026.