Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrësit mund të përballet me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, mungesë e pjesshme e furnizimit do të ketë në lagjet 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa situata pritet të jetë më e ndjeshme në lagjen 15.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM I RENDESISHEM
SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.






