Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga projekti TID.

Banorët, të cilët tashmë janë futur në ambientet e Bashkisë, po presin nisjen e bashkëbisedimit për shqetësimet e tyre lidhur me shembjen e shtëpive dhe bizneseve për realizimin e projektit.

Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, teksa po hynte në bashki, kryeministri Rama ktheu kokën me nervozizëm pasi dikush nga turma jashtë bërtiti “Rama ik!”, për të parë nga cili banor erdhi thirrja.

Në mbështetje të banorëve që preken nga projekti TID, në Sheshin “Liria” para Bashkisë janë mbledhur edhe familjet që preken nga projekti i Unazës “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga”, si dhe deputetë të Partisë Demokratike, Igli Cara dhe Arjan Ndoja, gjithashtu dhe drejtues lokalë të partive të vogla si Lëvizja Bashkë dhe Shqipëri Behet.