Takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID ka përfunduar.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se është arritur dakordësia me 34 nga familjet që kundërshtojnë projektin.

Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie.“, tha Rama

Sa i përket projektit, kreu i qeverisë theksoi se ai nuk do të ndalet, por do të ketë verifikime për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore.

“Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para, qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, deklaroi ai.